Prekja nga përmbytjes e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, ka sjellë reagimin e Presidentit Ilir Meta.
Kreu i shtetit thotë se po ndjek nga afër situatën, ndërsa kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse që situata të tilla të mos përsëriten më.
Reagimi:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore. Në vijmësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.
Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.
Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.





