Forcat ruse kanë qëlluar me armë mbi ekipet ukrainase të shpëtimit që janë përpjekur të arrijnë zonat e përmbytura në rajonin Kherson që janë nën kontrollin rus, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Raportohet se kipet e shpëtimit po përpiqen të evakuojnë mijëra njerëz në zonën e përmbytjeve të digës së pushtuar nga Rusia dhe hidrocentralit Nova Kakhovka , i cili u shemb të martën duke dërguar sasi të mëdha uji poshtë lumit Dnipro.
Të paktën tetë persona kanë vdekur nga përmbytjet në rajon deri më tani, sipas zyrtarëve ukrainas dhe rusë.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se pjesët e pushtuara të rajonit Kherson janë ende nën zjarrin ukrainas, ndërsa punonjësit e shpëtimit përpiqen të ndihmojnë njerëzit nga zonat e përmbytura atje.