Brazili po përballet me përmbytje të mëdha, ku autoritetet njoftuan për të paktën 48 viktima, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar.
Guvernatori Tarcísio de Freitas tha se aktualisht po kërkohet për 38 persona të zhdukur.
Shirat e dendura shkatërruan zonat bregdetare, ku në Sao Paulo uji vërshoi brenda nëpër shtëpi dhe përmbyti rrugët.
Akset kryesore si autostrada Mogi-Bertioga dhe Rio-Santos u bllokuan gjithashtu, ndërsa qytetet të tjera të prekura janë Ilhabela, Caraguatatuba, Bertioga dhe Ubatuba.
Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe ndërtimit me cilësi të dobët, 1800 persona mbetën të pastrehë, të cilët përkohësiht u vendosën në shkolla, kopshte e kisha.





