Reshjet e dendura që kanë goditur Delvinën gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë emergjence, duke bllokuar rrugën kryesore hyrëse të qytetit dhe duke izoluar disa zona.

Prurjet e mëdha të ujit kanë hyrë në biznese përgjatë aksit, duke dëmtuar mallra dhe pajisje, ndërsa banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi.

Punonjësit e bashkisë dhe mjetet e rënda kanë punuar gjatë gjithë natës për të hapur rrugët dhe për të devijuar ujin nga zonat e banuara. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë Delvinë ka qenë në terren, duke monitoruar situatën dhe koordinuar ekipet e emergjencës.