Moti i keq me rrebeshe shiu ka përfshirë edhe Iranin. Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar përmbytje të mëdha në verilindje të vendit, konkretisht në qytetin Mashhad.

Sipas mediave vendase uji vërshoi në rrugë duke përmbytur shtëpi e biznese.

Një nënë dhe katër fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpisë së tyre. Siç mund të shikohet edhe në pamjet e mëposhtme uji ka arritur në nivele të konsiderueshme dhe makinat janë zhytur në të.