Përmbytje masive janë regjistruar të premten në Britaninë e Madhe. Mijëra persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në ditën e Krishtlindjes.

Banorëve iu kërkua strehim alternativ në ambiente të mëdha, si salla, kinema ose streha emergjence, edhe pse grumbullimet nuk lejohen për shkak të COVID-19.

Autoritetet njoftuan se për shkak të kërcënimit nga përmbytja, banorët e urdhëruar të evakuohen “lejohen të shkojnë në shtëpitë e të afërmve të tjerë, pavarësisht rregullave aktuale në fuqi,”.

Në të gjithë Anglinë, autoritetet dhanë një total prej 111 paralajmërimesh për përmbytje ditën e Krishtlindjes.

Shiu i madh pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa vendi lufton me rritjen e numrit të infektuarve dhe shfaqjen e një mutacioni të ri të COVID-19.