INDONEZI– Autoritetet indoneziane thanë se 11 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Xhakartë dhe më shumë se 18 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zyrtarët thanë se viktimat janë shkaktuar që nga 15 janari, kur reshjet e shiut filluan ta përmbysin qytetin.
Policia vendosi së paku 40 varka gome të premten për të ndihmuar evakuimin ose për të sjellë furnizimet për njerëzit e bllokuar nga përmbytjet.
Në zhvillime të tjera, qindra ushtarë po e riparojnë një digë të shembur të një kanali, që ka bërë që uji të derdhet në disa pjesë të kryeqytetit.