Përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur në Malajzi dhe Tajlandën fqinje i kanë marrë jetën të paktën 12 personave, ndërkohë që autoritetet vendase thonë se numri i viktimave mund të rritet. Më shumë se 122,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Malajzisë, ndërsa në jug të Tajlandës janë evakuar rreth 13,000 të tjerë.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet, pasi paralajmërimet për shira të dendur dhe stuhi mbeten ende në fuqi. Në Tajlandë qeveria ka caktuar caktuar një fond prej 1.7 milion dollarë në ndihmë të të prekurve nga përmbytjet. Kryeministri i vendit është shprehur se qëllimi i qeverisë së tij është që vendi t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur.