Qyteti i Hjustonit, SHBA është duke u zhytur nën ujë. Niveli i tij po rritet ndjeshëm si pasojë e reshjeve rekord të shiut, të cilat duket se do të vazhdojnë edhe për disa ditë. Pamjet filmike të realizuara me “drone” tregojnë përmasat e frikshme të përmbytjeve.
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të ethshme, por ndërsa pjesa më e madhe e qytetit përballet me vërshimin e ujërave, në qendër të tij kanë plasur zjarret.
Evakuimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të organizuar. Njerëzit po dërgohen nëpër streha të përkohshme, të ngritura në pikat më të larta të qytetit. Qindra operacione shpëtimi janë ndërmarrë në të gjithë zonën, me ekipe të pajisura me helikopterë, anije dhe kuaj nëpër ujërat e përmbytjeve.
Vullnetarët u janë bashkuar policisë, si dhe ekipeve të zjarrfikësve dhe atyre mjekësore. Po ndihmojnë gjithashtu 3.000 anëtarë të Gardës Kombëtare. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë njoftoi një ditë më parë se po fillonte shkarkimin e kontrolluar të dy rezervuarëve, për të parandaluar përmbytjet e mëtejshme. Shkarkimi i ujit do të vazhdojë për disa javë.
Bilanci i fatkeqësise natyrore deri tani është 10 të vdekur e 30 mijë të shpërngulur