Shumë njerëz u shpëtuan nga makinat e tyre të përmbytura në Valencia të Spanjës.

Zjarrfikësve iu desh të shpëtonin njerëzit që kishin mbetur të bllokuar në makina dhe shtëpi, pasi shiu i madh shkaktoi përmbytje.

Destinacioni popullor i pushimeve u përball me ndërpjerje të udhëtimeve, mbyllje të aeroportit dhe trenat u ndaluan përkohësisht.

Këtë vit reshjet e shumta dhe përmbytjet në Spanjë kanë arritur rekord, pasi është përballur me situata të papritura të motit të pasuara me dëme të shumta.