Uragani Harvey që shkaktoi përmbytje të tmerrshme në Teksas, deri më tani numëron 5 persona që kanë ndërruar jetë, por bilanci pritet që të rritet, pasi ka prekur rreth 6.8 milion njerëz në 18 qarqe të Teksasit.

“Intensiteti i këtyre rreshjeve është përtej çdo gjëje që është përjetuar më parë”, tha gjatë një deklaratë specialisti i Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ekipet e emergjencës nxorrën njerëzit nga shtëpitë dhe makinat, pasi shumë rrugë u kthyen në lumenj.

Por qyteti i Hjustonit është përgatitur për më shumë rreshje dhe shpëtime sot.