Prefekti i qarkut Roland Xhelili ka mbledhur Shtabin e Emergjencës në Prefekturë për përmbytjet masive që kanë goditur bashkinë e Shijakut dhe të 5 fshatrave përreth që përshkon lumi i Erzenit. Ministri i Punës Blendi Klosi, kërkoi solidarizim me të gjithë banorët e përmbytur të zonës së Durrësit, duke deklaruar se në fazën e dytë do të nisin investimet për të shmangur përmbytjet që shkakton lumi i Erzenit. “U bëjmë thirrje biznesit durrsak dhe qytetarëve që të jenë solidarë me familjet e përmbytura për t’u ardhur në ndihmë!”

Kreu i bashkisë Vangjush Dako, deklaroi se të gjithë janë në terren për t’u ardhur në ndihmë familjeve që kanë nevojë e që janë në vështirësi. “Kemi situatë të rënduar në Sukth e në Katund të Ri, situata ka ardhur duke u përmirësuar, por jo në pritshmëritë e duhura”, tha Dako.

Prefekti Roland Xhelilaj, bëri publik raportin e detajuar të masave për menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore që ka goditur rëndë një pjesë të bashkisë. 

K.H.