Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që kanë goditur Turqinë gjatë dy ditëve të fundit, thanë autoritetet.
Sipas mediave lokale një burrë rezulton i zhdukur në rrethin e Kirklarelit (Saranda Ekklesies).
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya njoftoi se nga 31 të plagosurit, tetë mbeten për trajtim në spitalet e Stambollit, ku rrugët u kthyen në përrua. Një stacion metroje u përmbyt pjesërisht dhe dhjetëra njerëz u detyruan të evakuoheshin nga një ndërtesë e bibliotekës komunale, njoftuan mediat turke.
Shirat në Stamboll erdhën pas një vere veçanërisht të thatë, gjatë së cilës nivelet e ujit në rezervuarët e qytetit prej 16 milionë banorësh kishin rënë në nivelin më të ulët në nëntë vjet.