Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend dhe problematikat e shkaktuara në Tiranë.
Meta shkruan në një status në Facebook se “Vjosa ka ardhur në Tiranë”, ndërsa ka publikuar edhe një video ku shihet sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ndërsa denoncon gjendjen problematike.
“Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës”. Kjo është gjendja e vërtetë e rrugëve dhe infrastrukturës përtej fasadave. Ndaj zgjidhja e vetme është: Ndryshim më çdo çmim.