Pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Mbrojtjes Civile, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, dolën në një deklaratë për mediat për të dhënë detajet më të fundit nga situata e përmbytjeve dhe planin e evakuimit të banorëve të njësive administrative Sukth dhe Katund i Ri.
Deri më tani janë evakuuar nga këto dy NJA 90 banorë, të cilët janë strehuar në struktura hoteliere të Durrësit.
Gjatë prononcimit të saj, kryetarja Sako dha shpjegime lidhur me humbjen e jetës së punonjësit të Njësisë së Komunales Plazh, Astrit Hysenaj, si dhe i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit.





