Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në Durrës, duke sjellë edhe ndërprerje të ndriçimit publik në disa zona. Sipas njoftimit të shpërndarë nga strukturat përgjegjëse, për shkak të nivelit të lartë të ujit janë stakuar pothuajse të gjitha panelet e komandimit të ndriçimit publik, si masë sigurie.
“Për shkak të prezencës së lartë të ujit, janë stakuar pothuajse të gjitha panelet e komandimit të ndriçimit publik. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa në zonat ku uji është tërhequr po vihet sërish në eficiencë ndriçimi publik.”, njofton Dorian Gërdani, përgjegjës ndricimi në Durrës.





