Mediat gjermane kanë dhënë lajmin e mirë për familjen shqiptare.
Mësohet se babai shqiptar, Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të gjente dy vajzat e tij, të cilat kishin humbur kontaktet pas përmbytjeve në Gjermani.
Ai arriti që të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte shpëtuar një helikopter.
Shqiptari për orë të tëra nuk e dinte asgjë mbi fatin e dy vajzave të tij, ndërsa më herët lëshoi thirrjen për ndihmë në media.
Ai tha për BILD se; “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”





