Uji nisi të tërhiqet gjatë së mërkurës nga zona e ish-Kënetës në Durrës, por banorët ngrenë shqetësimin e tyre se situata të tilla janë të përsëritshme nëse nuk do të investohet seriozisht për infrastrukturën.

Banorët shprehen se tërheqja e ujit i ka lënë vendin baltës në rrugë dhe frikës se uji do t’i pushtojë sërish banesat e tyre. Ata i bëjnë apel pushtetit lokal të marrë masa konkrete, në drejtim të ndërhyrjes që duhet të bëjë mbi kolektorët kryesorë.

“Të pastrohen kolektorët, të mos përmbytemi më. U gjetëm në pikë të hallit. Tri ditë nuk dilnim dot nga shtëpia. Askush nuk e vuri ujin në zjarr që të na ndihmonte. Nuk dilnim dot nga dera e shtëpisë”, është apeli i banorëve.

K.H.