Reshjet intensive të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar, si dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkaktuan përmbytje në Lezhë.

Zona më problematike raportohet të jetë lagjja Kodër Mulliri.

Mësohet se uji ka vërshuar në banesa, ndërsa është bërë evakuimi i nëj familje prej 6 antarësh.

Gjithashtu raportohet se është bllokuar qarkullimi  në urën Mërçi që lidh fshatin Lezhë-Balldre.