200 shtëpi, 15 biznese, 2 ferma me kërmij dhe 300 ha tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa 50 bagëti të imëta rezultojnë të mbytura nga lumi Erzen. Ky është bilanci paraprak i dëmeve të shkaktuara në Shijak nga dalja nga shtrati e lumit Erzen javën e kaluar.
Kryebashkiaku Ardian Kokomani tha se verifikimi i dëmeve po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shtoi se lista e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara do të bëhet nga Prefektura dhe qeveria.
K.H.





