Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk po shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi sipas tij, qeveria nuk do t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre.
“Narkoqeveria nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret. Por kjo mosshpallje vjen për shkak se nuk duan t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre“, tha Berisha në një konferencë për gazetarët.
Ai foli për situatën dramatike në Durrës, ku theksoi se ajo që e favorizoi përmbytjen është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëve, atij të Porto Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.
“Hidrovori i Porto Romanos ka disa porta që nuk i funksionojnë, gjysmat nuk funksionojnë. Kurse hidrovori i Hamallës i ka pompat e djegura. Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar.
Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar. Gjithçka e favorizon ujin për të përmbytur shtëpitë e banorëve.
Katastrofë është edhe në Novoselë. I bej thirrje banorëve të evakuohen sa më shpejt, sepse Vjosa është lum me rrezik të lartë me befasinë e prirjeve të tij.
Para kësaj situate, dënoj me forcën më të madhe këtë indiferencë çnjerëzore, moshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila ka tejkaluar, plotëson në këto rrethe të gjitha kriteret për t’u shpallur”, tha ai.





