Policia e Shtetit njofton se për shkak të motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ka shtuar prezencën e saj në rrugë.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Shtetit këshillon shoferët që të shmangin lëvizjet në zonat që kanë rrezikshmëri për përmbytje.   

POSTIMI I PLOTË

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike.

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.