Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit, duke shprehur shqetësimin dhe duke theksuar se po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po shkëmben informacione të rëndësishme, përfshirë edhe pamje satelitore të siguruara nga sistemi Copernicus.
Bashkimi Evropian thekson se, së bashku me shtetet anëtare, është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për t’u përballur me pasojat e motit ekstrem. Ndihma mund të ofrohet edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, nëse situata e kërkon një gjë të tillë.
Reagimi i BE-së:
Delegacioni i Bashkimit Evropian po i ndjek me shqetësim përmbytjet në mbarë Shqipërinë.
Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacione përkatëse, si edhe pamje nga sateliti Copernicus.
Së bashku me shtetet tona anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për t’u përballur me motin ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.





