Uji është tërhequr, por dëmet e lena pas janë të mëdha. 230 shtëpi banimi, pesë ura si dhe qindra hektarë toke janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve në qarkun Durrës. Bilanci i dëmeve u pasqyrua nga Prefekti i qarkut Roland Nasto.

Nasto tha se ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve. Pas kësaj grupet do të merren me vlerësimin, me qëllim përcaktimin e vlerës monetare. 

Gjendja aktuale mbetet normale në të gjithë qarkun.  Zonat e përmbytura kanë dalë nga harta e rrezikut. Duke mbetur në pritje të vlerësimit të materialeve të dëmtuara.