Vetëm pasi lajmi u përhap në media, dhe problematika e banorëve të përmbytur mori dhenë, kanë reaguar strukturat përgjegjëse për zhbllokimin e kolektorit kryesor, që ka sjellë përmbytjen.
Një ekskavator nisi punën për zhbllokimin e kolektorit. Prefekti Roland Xhelilaj zbriti në zonë dhe pa nga afër të përmbyturit.
Në këtë zonë vërehet qartë që të gjithë kanalet dhe kolektorët janë të bllokuar, nga ndërtimet pa leje, nga kallamat e mbetjet urbane. Prej vitesh nuk është vënë dorë, ndërsa banorët thonë se situata sa vjen dhe rëndohet.
K.H.





