“Kush ka nevojë nga familjarët dhe është në vështirësi, të shkojë në Konvaleshencën e Durrësit, në shtëpinë e pushimit të policisë për t’u strehuar. Vetëm 7 familje janë strehuar atje. Thirrja qëndron në fuqi, kush nuk ka mundësi strehimi dhe i mungojnë gjërat më elementare në banesa, të sistemohen atje për të siguruar fëmijët”, është kjo thirrja që bëri prefekti i qarkut të Durrësit Roland Xhelili, pas apelit të fortë të banorëve të përmbytur për ndihmë.
Xhelili tha se dëmshpërblimi i të përmbyturve do të jetë i plotë. Shtabi i Emergjencave të Prefekturës dhe bashkisë së Shijakut, është duke përcaktuar banesat në të cilat uji hyri plotësisht brenda.
Prefekti i qarkut të Durrësit Roland Xhelili ishte në inspektim në zonat e përmbytura. “Do të evidentohen të gjitha dëmet”, deklaroi ai.
K.H.