Situata e krijuar me përmbytjet në vend, do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave.
Ditën e nesërme në orën 8:30, kjo mbledhje do të drejtohet nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri.
Do të analizohet situata aktuale dhe çfarë ndërhyrjesh të tjera shtetërore do të duhet të ndërmerren.
Gjithashtu pritet të diskutohet edhe për dëmshpërblimet për të prekurit nga kjo situatë.





