Përmbytjet në Shqipëri lanë shumë dëme dhe tashmë kanë filluar që të maten për të dëmshpërblyer banorët. Edhe pse qeveria tha se do të ketë dëmshpërblime për të gjithë, ka pasur dhe vende të huaja që kanë dhënë ndihma për të këtë fatkeqësi natyrore.

Serbia ditën e sotme ka njoftuar se ka akorduar një fond prej 100 mijë eurosh për përmbytjet në Shqipëri.

Vendimi për të ndihmuar Shqipërinë nga përmbytjet është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.

Kujtojmë se pas përmbytjeve që përfshinë vendin, shumë shtete fqinje treguan gatishmëri për të ofruar ndihmën e tyre, mes të cilave Kosova, Serbia Maqedonia, Mali i Zi etj.