Përmbytjet në vend kanë qenë mjaft shqetësuese për banorët, në veri dhe në jug të vendit.

Segmenti rrugor që lidh Ungrejn me Kallmetin në Lezhë është shembur në një gjatë prej 50 metra, duke izoluar qindra banorë të 7 fshatrave.

Rrruga është bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës dhe banorët nuk kanë asnjë mundësi për t’u lidhur me qendren urbane.

Siç shihet edhe në pamje, rruga është ndarë në dysh, ndërsa autoritetet kanë ndaluar qarkullimin. Ende nuk dihet si do bëhet zgjidhja për momentin, pasi zona e izoluar është një territor i madh.