Pas pezullimit të përkohshëm të lundrimeve për më shumë se 24 orë, për shkak të motit, situata po shkon drejt normalizimit.
Lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit do të rinisin mbrëmjen e sotme.
Konkretisht:
Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;
Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari;
do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.
Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tashmë situata e motit pranë portit të Barit po qetësohet.
Shpejtësia e erës po bie dhe kushtet detare janë në përmirësim – nënvizohet nga Qendra e Informacionit.
Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit pritet të afrohen në port sot në mesditë.
Ndërkaq, në Durrës situata ka qenë e qetë.
Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me kontejnerë.