Një 68-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re.
Sipas burimeve policore, ditën e djeshme u arrestua në flagrancë shtetasi me inicalet J.P, 68-vjeç, banues në Tiranë, pasi prej katër muajsh ka përndjekur shtetasen R.B 29-vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndaj tij ka denoncuar vetë 29-vjeçarja në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në kryeqytet, e cila ka rrëfyer: "Më është bërë ferrë, ka 4 muaj që nuk më lë rehat."
68-vjeçari po hetohet për veprën penale parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.





