Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pukës, pasi dyshohet se ka përndjekur për një muaj në rrugë dhe në rrjete sociale një 17-vjeçare.
Blutë e Pukës bëjnë me dije se arrestimi i 47-vjeçarit është bërë pas kallëzimit të së miturës 17-vjeçare.
I arrestuari me iniciale Z.P rezulton me precedent për të njëjtin krim.