Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Policia thotë se arrestimi i tij u bë pasi ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.