Policia italiane ka arrestuar një 58-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka përndjekur ish-gruan dhe më pas ka tentuar të godas vajzën dhe të dashurin e vajzës.

Mësohet se shqiptari ndiqte këmba-këmbës ish-partneren e tij duke e kërcënuar me jetë.

Në momentin që ajo ishte duke shkuar në punë është përballur me ish-burrin dhe ka telefonuar për ndihmë vajzën dhe të dashurin e saj.

Teksa priste të vinte policia, djali iu afrua burrit duke e ftuar të largohej dhe të mos ngacmonte nënën e të dashurës së tij.

Pas një diskutimi të shkurtër, shqiptari bëri një manovër të papritur, duke tentuar disa herë ta përplaste të riun dhe më pas ta drejtonte makinën kundër ish-partneres dhe vajzës së tij.