Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit E. N., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





