4 nëntor 2015 – Një vajzë 27 vjeçe nga Vlora është kallëzuar nga policia e këtij qyteti, pasi akuzohet se përndiqte prej një kohe të gjatë ish-të dashurin e saj.

Mësohet se policia ka dërguar dosjen në prokurori për ndjekje penale ndaj 27-vjeçares me iniciale M.D., pasi dyshon se ka përndjekur ish-të dashurin e saj 32-vjeçar për një periudhë prej 3 vitesh. Ngjarja është shënuar në qytetin e Vlorës dhe policia shprehet se ka gjetur elemente të veprës penale nga ana e vajzës.

/portali DurresLajm/