Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë.

Policia njofton se i arrestuari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 28-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. D., 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.