Tiranë, 31 maj 2014 – Merr fund përndjekja disavjeçare e një pedagogie të Institutit të Gjeoshkencës. F. Cara ka denoncuar në polici 54-vjeçarin Esat G., i cili e përndiqte që prej vitit 1999. Ai është vënë në pranga dje nga forcat e policisë së komisariatit ne 3 në Tiranë.
“Do të të vras nëse nuk bëhesh e imja”, ishte fraza që gruaja dëgjonte prej vitesh. Gazeta Shqiptare shkruan sot se Esat G. është arrestuar dje për herë të katërt, pasi në vitin 2007 është dënuar dy herë, me 8 dhe 6 muaj burg, dhe një herë në muajin mars të këtij viti me 10 muaj burg, nën akuzën e “kanosjes” në dëm të pedagoges F. Cara.
Kjo e fundit ka deklaruar në polici se prej 12 vitesh përndiqet 54-vjeçari, i cili kërkon të krijojë lidhje dashurore me të, pavarësisht refuzimit të saj. Ai e ka shqetësuar në telefon, e ka ndjekur në punë, në shoqëri, e ka qëlluar me gurë dhe kërcënuar se do ta vriste.





