Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij në mënyrë sistematike.
Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë 54-vjeçari me iniciale H.M..
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qendrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.





