Një 61-vjeçar ka përfunduar në pranga e policisë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan,  pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme  34-vjeçaren.”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.