Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lushnjes pasi akuzohet për përndjekje të një vajze.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë.”, njoftojnë burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja”.





