Një person është arrestuar në Vlorë për përndjekje të një shtetase.
R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vajzë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.” njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.





