Një 36-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur 17-vjeçe.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.I., banues në Fier.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe”-njofton policia.





