Policia e Krujës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili përndiqte një 18-vjeçare. Por ai nuk është mjaftuar vetëm me përndjekjen që i bënte të resë, por edhe ka dhunuar me grushte babanë e saj.

Bëhet fjalë për Sokol Kurtin, banues në Krujë.

Sipas informacioneve nga policia e Durrësit, Kurti ka përndjekur me anë të telefonit shtetasen A. Q. 18 vjeçe, si dhe për motive të dobëta ka goditur me grushte babanë e saj, shtetasin A. Q. 52 vjeç, banues në Krujë.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Përndjekja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.