Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan dy persona, njëri prej të cilëve akuzohet për përndjekjen e një gruaje, ndërsa një tjetër banor i lagjes nr.18 ka dhunuar nënën e tij.

Kështu, u vunë në pranga:

*Shtetasi I. S., 46 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur;

*Edhe shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 18, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.