Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur dhe dhunuar ish të dashurën e tij.

Shtetasi me inicialet E.O., banues në Tiranë është vënë menjëherë në pranga nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, aty ku po merret dhe në pyetje.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. U., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.