Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Ditën e Pavarësisë nga qyteti i Vlorës.
Përpara Shtëpisë së Flamurit, diplomatja amerikane thotë në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.
“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane.