Ndonjehere, fobia apo neveria nga insektet qe ecin neper shtepi mund te jete fatale ose vdekjeprurese, si ne kete rast.

Behet fjale per nje zoteri amerikan, banues ne Woodbury, qe nga deshira per t'u cliruar nga insektet, te cilat prej disa ditesh kishin populluar nje dhome gjumi ne katin e dyte, shkaktoi nje ferr te vertete.

Sipas nje zedhenesi, pronari i shtepise mendoi te digjte insektet, me nje tharese flokesh dhe nje pistotele ngrohjeje per te krijuar dizinfektimin e dhomes.

Kjo gje ndodhi te marten qe kaloi, por fatkeqesisht ky kombinim shkaktoi nje zjarr! Ne fakt, nxehtesia mund t'i vrase insektet, por nese eshte e tepert shkaterron ambjentin.

Ne kete rast, ku behej fjale per dhjetera e dhjetera insekte, ishte e nevojshme qe burri te merrte sherbimin e dizinfektimit, per te evituar kete katasrtofe, ku mbeti i perfshire dhe burri, i cili u shtrua ne spital me plage te ndryshme.