Një burrë u trondit kur zbuloi se kishte përplasur me makinë bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në provincën kineze të Shandong.
Shoferi, i identifikuar si Zhang, u largua nga vendi i aksidentit, pasi përplasi motorin me të cilin lëvizte gruaja me djalin e tij.
Viktimat u gjetën anës rrugës nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan ambulancën. Sipas policisë lokale, djali u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa nëna e tij ndodhet në kujdes intensiv.
Zhang u ndalua disa orë pas aksidentit të rëndë dhe u dërgua në spital për të parë viktimat e tij
Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën e tij është fakti se u largua nga vendi i ngjarjes dhe se, nëse do të kishte ndaluar, ndoshta djali i tij mund të kishte shpëtuar.





