Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur dje në Shijak.
Në pranga ra I. Tabaku 61 vjeç, banues në Shijak, i cili përplasin minorenin me makinë.
Më datë 26.07.2017, në Shijak duke drejtuar mjetin tip “Reno” ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale M.V. 14 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë.
I. Tabaku është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur menjëherë nga uniformat blu.
Gjatë testit të alkoolit rezultoi në masën 0.83 mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





